1 vit burg për mashtrim, Jose Mourinho e pranon dënimin

0

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka pranuar dënimin me 1 vit burg që mori në Spanjë për mashtrim tatimor, por nuk do të shkojë në burg.

Dënimi me burg do të shkëmbehet me një gjobë prej 182,500 euro.

Kësaj shume do t’i shtohet një gjobë e veçantë prej 2 milion euro.

Spanja shumë rrallë zbaton dënimet me më pak se dy vjet burg për shkelësit jo të dhunshëm ose shkelësit për herë të parë.

Portugezi u akuzua se i nuk i pagoi autoriteteve spanjolle gati 3.3 milion euro.

Shkeljet lidhen me të ardhurat e padeklaruara të Mourinhos rreth të drejtave të imazhit kur ai ishte trajner i Real Madridit në vitet 2011-2012.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.