4 mijë maturantë, në vjeshtë. Do testohen nga 27 gushti deri më 6 shtator

Rreth 4 mijë maturantë të cilët nuk kanë kaluar provimet në fazën e parë të provimeve që u zhvilluan në muajin qershor kanë një shans të dytë për t’i ridhënë provimet nga data 27 gusht deri në datën 6 shtator. Sipas drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Provimeve testi ka të njëjtën nivel vështirësie si në sezonin e parë.

Nëse maturantët kalojnë provimet e maturës shtetërore në vjeshtë atëherë ata nuk e humbasin shansin për të aplikuar për në universitete por gjithmonë nëse arrijnë një mesatare mbi 6.5.

Ndërkohë të gjithë ata të cilët deri më tani nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e parë por dhe nuk kanë plotësuar formularin A1 Z, për të ndjekur shkollë të lartë, apo ata të cilët kanë studiuar jashtë dhe për arsye të ndryshme janë kthyer dhe e kanë bërë njehsimin e diplomës, kanë afat deri nesër, datë 23 gusht.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.