Home Aktualitet 40 ditë pa Erisën, motra e 20-vjeçares së vetëvrarë përlot me dedikimin

40 ditë pa Erisën, motra e 20-vjeçares së vetëvrarë përlot me dedikimin

0

Pak muaj më parë Korça u trondit pas vetëvrasjes së Erisa Veizit, 20-vjeç, pas një zënke me të fejuarin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditën e 8 marsit ku Erisa piu fostoksinë duke u ndarë nga jetë.

Kanë kaluar 40 ditë nga ngjarja e rëndë dhe ende nuk dihet saktësisht se pse vajza e shtëpisë ndërmori aktin e rëndë, atë të vetëvrasjes.

Motra e Erisës, Anxhela përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përlotur me dedikimin e saj, ndërsa shkruan se edhe pse kaluan të 40-at ende nuk arrijnë ta besojnë se nuk jeton më.

“Do të kujtojmë të gjithë gjithmonë, sepse kurrë nuk harrohet një vajzë aq e bukur, aq e sjellshme dhe aq e dashur me të gjithë, e di që dhe ti je shumë lumtur kur degjon Stivin, që e doje aq shumë kur thërret me gojën plot teze ERI”

Postimi i plotë në Facebook:

O Erushka ime dhe psecijen edhe te dyzetat neve sërish nuk arrijmë ta besojmë largesën tende o yll i bukur, nuk e besojmë dot këtë ëndërr te keqe qe na lidh me këtë bote te errët dhe gënjeshtër!

Jemi ne dieni te sproves se jetës por kur nuk e mendonim se mund te merrte zoti nje engjell aq te bukur, por mesa duket misioni jot mbaroi ketu mes këtyre njerëzve ziliqare dhe te covi enghell ne parajse mes mirësisë dhe bukurise!

Do te kujtojmë te gjithë gjithmonë sepse kurrë nuk harrohet nje vajze aq e bukur aq e sjellshme dhe aq e dashur me te gjithe, e di qe dhe ti je shumve lumtur kur degjon Stivin qe e doje aq shume kur theret me gojen plot teze ERI.

U prefsh ne paqe o bukuroshe e motres do te te kujtojme gjithmone si njeriu me unik sepse kjo ishte arsyeja qe allahu te mori prane vetes se i duhej nje miresi ne boten tjeter te pavdekesise dhe lumturise! Te duammm shuuummeeee!!!!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here