Home Editorial 5 arsyet pse BE është e tmerruar nga Viktor Orban

5 arsyet pse BE është e tmerruar nga Viktor Orban

0

Viktor Orban fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë, duke siguruar një mandat të tretë për kryeministër. Rezultati do të trondisë të gjithë Bashkimin Europian, pasi udhëheqësi populist do të vazhdojë të ndjekë vizionin e tij nacionalist.

Orban ka qenë prej kohësh një gjemb për Brukselin, dhe me sigurimin e këtij mandati, pritet që të vazhdojë të godasë politikat e imigracionit, OJQ-të, dhe të sfidojë integrimin në BE.
Orban është përplasur disa herë me Komisionin Europian, duke kundërshtuar planet për shpërndarjen e emigrantëve rreth vendeve të BE-së.

Në fjalën e tij pas fitores, Orban tha se ky rezultat i jep atij mundësinë për të ‘mbrojtur Hungarinë’.

Duke pasur parasysh historinë midis Orban dhe BE-së, ka gjasa të mos ketë shumë festime në Bruksel për rizgjedhjen e kryeministrin hungarez. Këtu janë pesë arsye pse udhëheqësit e bllokut mund t’i zërë paniku.

  1. Super shumicë

Partia e ekstremit të djathtë e Viktor Orban, Fidesz, pritet të sigurojë 133 nga 199 vende në parlamentin hungarez.

Dy të tretat, pra ‘super shumica’ i japin Orbanit shans për politika të guximshme që prej kohësh e kanë përplasur me BE-në. Politika që godasin shoqërinë civile, mediat dhe gjykatat.

Polonia e shqetësoi Brukselin kur liderët e saj njoftuan ndryshime gjithëpërfshirëse në sistemin gjyqësor të vendit.

Komisioni kërcënoi me vendosje sanksionesh ndaj Varshavës.

  1. Një mesazh direkt për Brukselin

Në fjalimin e fitores, Orban i dërgoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë Brukselit që kërkonte ndryshime në BE.

Duke pretenduar se nuk është anti-BE, lideri hungarez u shpreh se kontinenti është ‘i sëmurë’.

“Ne duam të vëmë gishtin mbi sëmundjen e këtij kontinenti.

Ne nuk duam të jemi kundër Europës dhe BE-së, por duam që Europa dhe BE-ja të jenë të fuqishme bashkë. Por, para se të arrijmë në atë pikë, duhet të tregohemi të sinqertë për çfarë na dëmton” – u shpreh Viktor Orban.

Vladimir Putin rrallë herë bën udhëtime në vendet e BE-së, por një nga destinacionet e fundit të tij ishte Hungaria.

Në një kohë kur Moska po mbahet nën vëzhgim të rreptë për përfshirjen e saj në helmimin e një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe, Viktor Orban është një nga mbështetësit më të mëdhenj brenda BE-së të Presidentit rus.

Dimitri Trenin, drejtor i ‘Moscow Carnegie Centre’ tha: “Budapesti është një nga të paktat kryeqytete ku Presidenti Putin mund të ndihet rehat, të takojë dikë që ndan të njëjtat pikëpamje mbi botën”. 

  1. Një projekt populist

Fushata e Viktor Orban paraqiti një plan për udhëheqësit e tjerë populistë që duan të shkundin zgjedhjet e përgjithshme të vendeve të tyre.

Partitë anti-establishment në Francë dhe Poloni e kanë mbështetur rezultatin në Hungari që tani. Me shumë mundësi, këto parti do të përdorin taktikat zgjedhore të Orban në vendet e tyre.

Marine Le Pen tha: “Një fitore e madhe dhe e qartë për Viktor Orban në Hungari. Ndryshimi i vlerave dhe imigracioni masiv i BE-së u refuzua sërish”. 

Marine Le Pen, French National Front (FN) political party leader and candidate for the French 2017 presidential election, attends the 2-day FN political rally to launch the presidential campaign in Lyon, France February 5, 2017. REUTERS/Robert Pratta

Në mars, qeveria hungareze përdori të njëjtën foto kontraverse të përdorur në posterin e quajtur “Pika e thyerjes” që publikoi UKIP (partia e pavarësisë në Britaninë e Madhe), në Britani.

(Shënim i lapsi.al: Posteri ‘Breaking Point’ u përdor nga UKIP dhe lideri i saj Nigel Farage për të treguar se BE-ja ka zhgënjyer Britaninë me politikat e saj që presin emigrantët)

Në Hungari, ky poster u publikua në Facebook dhe u shoqërua me shënimin: “Fushata informative e qeverisë mbi migracionin fillon një fazë të re.

Qeveria do të theksojë faktin se udhëzimet e OKB-së do të lejojnë më shumë emigrantë në vend.

Ne mendojmë se emigracioni përbën një seri risqesh, prandaj edhe duhet ndalur”.

  1. Brukseli dështon

Nga akuzat për shpërdorim të fondeve të BE-së, e deri tek kërcënimet për heqjen e të drejtave të votimit të Hungarisë, Brukseli do të përballet me katër vite të tjera konflikt të mundshëm më Viktor Orban.

Pavarësisht fjalëve të ashpra të zotit Orban, Budapesi ka përfituar rreth 34 miliardë euro nga Bashkimi Europian.

Agjencia anti-korrupsion në BE, OLAF, publikoi një raport në janar që pretendonte se një kompani në zotërim të dhëndrit të Viktor Orban ka marrë rregullisht shuma të mëdha nga fondet e BE-së.

Në rast se Brukseli vendos t’a godasë Hungarinë, mund t’i kërkojë t’i kthejë këto 34 miliardë dollarë fonde.

Udhëheqësit e BE-së gjithashtu mund të zgjedhin të përdorin si dënim Nenin 7, që parashikon kufizimin e të drejtave të votimit të Hungarisë.

Megjithatë, eurodeputeti Phlippe Lambert nuk e sheh të mundur që Brukseli të marrë masa të tilla.

“Nuk kam parë ndonjë vullnet të tillë poiltik.

Komisioni njoftoi se shpreson të punojë me qeverinë hungareze për shumë sfida të përbashkëta me të cilat përballemi.”

/LAPSI.AL /

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.