“A do të mungojë mami?”, videoja që po bën xhiron e rrjetit: “Gent Cakaj në ditën e parë të shkollës”

0

Gent Cakaj pasi i mori të gjitha kompetencat e deleguara nga kryeministri Edi Rama, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfaqësoi sot për herë të parë Shqipërinë në të parin takim ndërkombëtar.

Ministri i ri Cakaj duket qartë se nuk i fsheh dot emocionet në parakalimin në tapetin e kuq, si dhe në takimet që ka pasur me krerët e tjerë të diplomacive europiane.

Edhe në foton zyrtare të takimit, Cakaj është i vendosur në rreshtin e fundit, dhe bën përpjekjet e tij për t’u dukur sa më i gjatë në video.

Paraqitja e tij e parë në një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar, është bërë burim frymëzimi që qytetarët të modifikojnë atë, duke e paraqitur si “dita e parë e shkollës” për Cakajn.

Faqja “Qeveriu” ka publikuar videon, por tashmë të modifikuar, sikur Cakaj vjen me autobus shkolle dhe në sfond është kënga “Zilja tringëllon”.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

Çfarë i tha Mogherini Genti Cakajt Ditën e Parë të Shkollës?

DITA E PARË E SHKOLLËSÇfarë i tha Mogherini Gentit?Mogherini: "Genti a … sot?"Genti: "Jo…. " (ndiqni videon 60 sekondshe deri në fund) Mos ja vini re emocionet, kujtoni veten tuaj ditën e parë të shkollës 🙂

Gepostet von QEVERIU am Freitag, 1. Februar 2019

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.