Home Opinion A është homoseksualizmi sëmundje që duhet kuruar?

A është homoseksualizmi sëmundje që duhet kuruar?

0

PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSHI

Një djalë i vogël, i ndroj tur dhe shumë i rrudhur në vetvete, që nuk guxonte  t’u thoshte as dhe një fjalë shokëve të tij e për më tepër prindërve, për atë dëshirë fizike të natyrshme, që e shtynte drejt djemve dhe jo drejt vajzave, një ditë do t’i hapej një shoku, i cili, fatkeqësisht, jo vetëm do ta “shiste”, por për më tepër do të bëhej pjesë e korit të neveritshëm, që do ta gozhdonte djaloshin në shtyllën e turpit, duke u tallur me pasionin e tij që, sipas tyre, ishte jo vetëm i panatyrshëm, por edhe pervers.

Laku sa vinte e bëhej më i ngushtë rreth qafës së djaloshit, duke e detyruar atë të mbyllej në guaskën e tij. Shkolla po i kthehej në ferr. Netët, që sa vinin e zgjateshin, ndërthurnin gjumin e pakët me lloj-lloj perceptimesh të zeza që gjithnjë e më shumë i ushqenin neverinë ndaj vetes. I lodhur, i vetëm, pa asnjë mbështetje ai gjen zgjidhjen më të lehtë; vret veten.

* * *

“Ndjehesha i refuzuar, i përbuzur, i poshtëruar “ shkruan në letrën që i ka lënë prindërve, para se të vriste veten 18-vjeçari italian, pak kohë më parë. “Nuk e kuptova gjendjen e djalit. E shihja të shqetësuar, por mendoja se janë shqetësimet e moshës. Nuk ia fal vetes. E lamë të vuajë në izolimin e tij, në burgun e tij. Për çfarë? Për një gjë që nuk varej prej tij” shprehet e ëma.

* * *

Orientimi seksual është zgjedhje apo diçka me të cilin njerëzit lindin – njëlloj si ngjyra e lëkurës apo e syve? Seksologu Havelock Ellis ishte i pari që e shkëputi homoseksualitetin nga etika dhe morali, duke e konsideruar atë një sjellje natyrale. Sipas tij, prania e homoseksualitetit te kafshët, në mbi 130 specie të ndryshme, mbështet natyralitetin e kësaj sjelljeje. Si mund të dënohen njerëzit për një instinkt natyral? – shprehet ai, në librin “Homoseksualiteti dhe natyra e tij”. Në fakt, zhvillimet e mëpastajme në mjekësi do t’i jepnin atij të drejtë duke e impostuar homoseksualitetin më shumë si një shmangie nga norma e gjithëpranuar, sesa të kushtëzuar nga dëshira perverse e individit. Pra, një shprehje seksuale e kushtëzuar më shumë nga natyra biologjike, sesa nga zgjedhja subjektive e individit.

* * *

Studiuesit nga Queen Mary’s School, duke studiuar sjelljet seksuale të 7652 binjakëve identikë, raportojnë se profili gjenetik, pra, trashëgimia luan një rol të rëndë- sishëm në sjelljet tona seksuale. Ata konfirmuan se gjenet tona, përpos përcaktimit të orientimit hetero apo homoseksual, ndikojnë edhe në formë- simin e mënyrës se si e shohim njëritjetrin, në idetë tona mbi mirëqenien, emigracionin, dënimin me vdekje, abortin, pacifizmin, apo dhe bindjet politike. Problemi i parë që del nga këto studime, është se si është e mundur që gjeni i lidhur me homoseksualitetin shpërndahet ne popullatë, ndërkohë që bëhet fjalë për një aktivitet seksual që nuk çon në riprodhim kur, nëse i referohemi teorisë së Darvinit, sjelljet, emocionet dhe sensi moral shpjegohen me ekzistencën e secilit për të mbijetuar e riprodhuar.

GJENET E HOMOSEKSUALITETIT DUHET TË JENË TË PRANISHËM EDHE NË HETEROSEKSUALË

Një sërë studimesh kanë konfirmuar se më shumë se gjysma e meshkujve dhe grave heteroseksuale kanë të ashtuquajturat gjene të homoseksualitetit, të cilët kalojnë nga një brez në tjetrin, duke shpjeguar kështu përse homoseksualiteti është i pranishëm te njerëzit përgjatë historisë dhe në të gjitha kulturat e botës. Interesante është se në këto studime, homoseksualët vinin nga familje me shumë pjesëtarë, pra, shumë vëllezër e motra. Gjithsesi, edhe pse roli i faktorëve gjenetikë sa vjen e po merret gjithnjë e më shumë në konsideratë për lidhjen e tij me zgjedhjen seksuale, shumica e shkencëtarëve sot bien dakord që orientimi seksual ka shumë të ngjarë të jetë rezultat i një ndërveprimi kompleks të faktorëve gjenetike, biologjik dhe mjedisoro-kulturor.

SYTË FILLOJNË TË SHOHIN EDHE NË ERRËSIRË

Duhet një qasje e re e mbështetur në një kulturë të re, e cila të bazohet jo vetëm në të drejtat e homoseksualëve, por në të drejtat e njeriut, pasi para se të jenë homoseksualë, heteroseksualë apo biseksualë ata janë qenie njerëzore. Duhet një ndryshim rrënjësor social, pasi edhe gjestet e vogla, batutat e të rriturve, qoftë në jetë apo dhe në filma, mungesa e të drejtave, deri dhe barsoletat nxisin dhe ushqejnë një klimë perfide. Fatkeqësisht, te ne, mungesa e njohjes është për më tepër edhe institucionale. Politikanet shtirshëm flasin në emër të vlerave të familjes, pasi jo rrallë opinionet e tyre ata i projektojnë në vota të mundshme.

Akoma me e dhimbshme është kur nëpër studio televizive apo në shkrime në gazeta ka gazetarë që konfondojnë homoseksualitetin me pedofilinë dhe nekrofilinë, duke nxitur kështu me dashje apo besoj pa dashje urrejtje karshi këtij komuniteti. Roli i shkollës është tejet i rëndë- sishëm. Shkolla duhet të jetë një vend i shëndetshëm dhe i “vaksinuar” ndaj atyre mësuesve perfidë që u mësojnë nxënësve se homoseksualizmi është sëmundje që duhet kuruar. Nëse fëmijëve ne shkolla do t’u mësojmë që njerëzit të mos identifikohen apo etiketohen nga prirjet apo zgjedhjet e tyre seksuale, pra, të mos etiketohen gej apo lesbike, por thjesht t’i diferencojnë njerëzit vetëm biologjikisht në femra apo meshkuj, ne do të bënim një hap të mirë përpara.

Natyrisht, kjo gjë do të realizohej nga prindër e mësues të ndërgjegjshëm, mendjehapur dhe të kulturuar dhe jo nga grupe interesi si LGBT etj.. Nëse Ministria e Arsimit do të kishte një projekt edukimi, fokusi i tij fillimisht mund të ishin mësuesit dhe jo fëmijët e për më tepër të performohej me kompetentë të fushave sociale dhe të biologjisë.

KUJDES PESHOREN

Aq sa kam bindje shkencore për një ndërthurje të homoseksualitetit me një profil të caktuar gjenetik po aq nuk kam kuptuar dhe nuk kuptoj një lloj krenarie, së paku në dukje, të këtyre njerëzve; nuk shoh arsye krenarie, paç- ka se mund të jetë reagim e shprehje e persekucionit të tyre, e “stresit të minoritetit”, e grupit të emargjinuarve. Ah po, krenar ka të drejtë të jetë Elton Xhon, Xhorxh Majkëll e shumë të tjerë… për artin e tyre.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.