A ka mbetur ndonjë socialist normal?

0

Nga Çim Peka –

Unë jam i bindur se Edi Rama do ti shkojë së keqes deri në fund.

Nuk ka ndonjë filozofi të madhe për ta kuptuar këtë. Një person i çmendur (me kartele mjekësore); I vetë-rrethuar me kollounë, dhe i kapur peng nga grupet e krimit të organizuar, është jashtë kushteve psikike për të ndërmarrë veprime normale.

Deri këtu kemi të bëjmë me problem të brendshëm të Rilindjes.

Në kushtet kur Presidenti i Republikës bëri një akt zyrtar për zhdekretimin e zgjedhjeve, për t’u krijuar palëve hapësirën e duhur për tu ulur dhe gjetur një kompromis, një njeri normal në pozitën e Kryeministrit, edhe pse inatosur me ‘golin’, aktin politik dhe juridik te Presidentit, duhej ti jepte kohe vetes dhe të bënte ca pyetje.

1. A mund te mbahen zgjedhje pa Dekret të Presidentit?

2. A është i ligjshëm ky Dekret?

3. A ka mekanizëm institucional për ta goditur apo zhbërë këtë Dekret?

4. A mundet KQZ të mbajë zgjedhjet në këto kushte? 5.

A mund të shkarkohet Presidenti?

6. Nëse ‘po’, sa kohë duhet të shkarkohet ai, të emërohet I riu, të lëshojë një dekret të ri, dhe të ruhet data 30 qershor?

7. Nëse pas gjithë kësaj piruete, data 30 digjet, ca vlere ka shkarkimi I tij?

8. Ca vlere ka beteja politikë për një datë?

9. A zgjidh gjë më shkarkimin e Presidentit?

10. A zgjidh gjë me mbajtjen e zgjedhjeve?

Unë nuk kam ndërmend ti hyj argumentit kushtetues, por një gjë është e qartë: Kryeministri e kuptoi se kishte një problem me mungesën e Gjykatës Kushtetuese që me Dekretet për Ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm, dhe për 7-8 muaj kohë në dispozicion nuk e vuri ujin në zjarr për ta zgjidhur.

Një njeri normal do t’u kishte dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, dhe duhej ta kishte pranuar faktin e thjeshtë se në politikë ashtu siç bën gola, edhe ha gola.

Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen të vazhdojë me çmendurinë e tij dhe të mbajë zgjedhjet me 30 qershor. I mbështetur nga Taulant Balla, Elisa Spiropali, Ulsi Mane, apo Alfred Peza, nuk pritet që Edi Rama të tregohet i përgjegjshëm.

Në kushtet kur Opozita, Presidenti i Republikës dhe shumica e shqiptarëve ndodhet përballë një bande të marrë peng nga Edi Rama, tashmë është ora e socialistëve të thjeshtë e të ndershëm.

Është ora kur deputete, ministria, zyrtarë të lartë partiakë e shtetërore, qendrorë e lokalë, të dalin dhe ti thonë NDAL çmendurisë së Edi Ramës. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të marrin në qafë vendin, veten, dhe familjet e tyre.

Edi Rama me çmendurinë e tij ka marrë vrapin drejt greminës; për vendin pikë së pari. Ilir Meta me Dekretin presidencial bëri përpjekjen e fundit për ti hedhur një gomone shpëtimi. Por i çmenduri, i çmendur mbetet.

Pyetja shtrohet: a do ta ndjekë Partia Socialiste kryetarin në çmendurinë e tij. Sot është momenti që dikush të dalë dhe të shpëtojë vendin dhe Partinë Socialiste. Nëse nuk ndalohet Edi Rama, ai do të na marrë të gjithëve me vete. Ata që sot I bëhen ure, nesër do të jenë bashkëfajtorë, dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, dhe jo vetëm, njësoj si ai.

Edi Rama me vetëdije të plotë dhe gjakftohtësi prej krimineli po e çon vendin drejt një konflikti civil, ku viktimat e para do të jenë pikërisht ata që nuk e ndaluan në këtë rrugëtim drejt greminës.

Dikush duhet ta bindë Ramën të kapë gomardarën që i lëshoi Ilir Meta, nëse jo, nesër do te jetë vonë për të gjithë. Edhe për miliardin e kapterit nga Peqini, edhe për miliardat e Elisës, edhe për atë që mezi mbyll muajin.

Për të gjithë.

Vetëm për Ramen jo, i çmenduri nuk kupton asgjë.

Për të do jetë njëlloj. Si jashtë e si brenda!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.