Home ShowBiz Adelina Ismaili: Shtatzënia periudha më e bukur dhe më e hidhur e...

Adelina Ismaili: Shtatzënia periudha më e bukur dhe më e hidhur e jetës time

0

Në muajin prill të vitit 2016, motrat Ismaili humbën nënë e tyre Monën. Të treja shumë të lidhura me nënën e tyre, duhet të përballeshin me ndarjen e parakohshme të saj nga jeta. Por po në atë vit Adelina do të mësonte se ishte shtatzënë me djalin e saj Uliksin.

Në disa intervista, Zanfina Ismaili ka rrëfyer për boshllëkun e madh që ka lënë ndarja e saj nga jeta, ndërsa së fundmi, për herë të parë Adelina ka treguar sesi e ka përjetuar të qenurit shtatzënë vetëm pak pas largimit të nënës së saj nga kjo jetë.

Në një intervistë për emisionin “NiN” ajo është shprehur: “Mami ndërroi jetë në prill, unë në korrik mbeta shtatzënë. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave.”

“Jam përballur me ikjen e njeriut më të madh e më të shtrenjtë në jetë dhe në të njëjtën kohë kam mësuar se një jetë po rritej brenda meje. Në një anë ka qenë gëzim i tepruar dhe në anën tjetër ka qenë dhembje e tepruar. Mund të them lirisht se për herë të parë në jetë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një pjesë e imja po ngrihej lart ndërsa pjesa tjetër po fundosej.”-rrëfeu Ismaili.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here