Home Sport Agjenti e konfirmon: Ja çfarë ndodh me Hysaj nëse Sarri shkon te...

Agjenti e konfirmon: Ja çfarë ndodh me Hysaj nëse Sarri shkon te Chelsea

0

Agjenti i Elseid Hysaj ka thënë se futbollisti shqiptar do të qëndrojë te Napoli edhe nëse Maurizio Sarri merr drejtimin e Chelseat.

Partenopei e kanë angazhuar Carlo Ancelottin në postin e trajnerit, edhe pse strategu i mëparshëm ka akoma kontratë me klubin italian.

Ndërkohë, Sarri akoma nuk është zyrtarizuar te Blutë, edhe pse është shumë pranë që të marrë drejtimin e klubit anglez.

“Elseidi do të qëndrojë te Napoli”, ka thënë përfaqësuesi i tij, Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ideja që të shkojë të Chelsea, në rast të angazhimit të Sarrit, ndoshta mund të merret pak në konsideratë”, ka shtuar agjenti.

Është spekuluar se edhe mbrojtësi shqiptar do ta ndjekë trajnerin, mirëpo agjenti i tij tash i ka ndërruar fjalët duke theksuar se Hysaj do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.