Home Kultura “Ajo ministresha nuk dha 5 lekë..” Mirela Kumbaro reagon ndaj Robert Ndrenikës

“Ajo ministresha nuk dha 5 lekë..” Mirela Kumbaro reagon ndaj Robert Ndrenikës

0

Ditën e djeshme dhjetëra artistë shqiptarë protestuan kundër propozimit të qeverisë për një ligj të ri për Artin e Kulturën por edhe për zhvendosjen e tyre nga teatri Kombëtar tek teatri “Turbina” në Tiranë.

Protestës i’u bashkua dhe legjenda e aktrimit shqiptar Robert Ndrenika, i cili përmes një monologu të shkurtër i kërkoi llogari qeverisjë së majtë, por edhe lëshoi një dozë ironie për punët e tyre e atë të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Këtë të premte Ministrja Mirela Kumbaro ka reaguar nga Korça, duke deklaruar se do të takohet me të gjithë artistët për të diskutuar mbi pakënaqësitë që ata kanë me ligjin e qeverisë si dhe për gjetjen e një zgjidhje.

“Patjetër që do ti takoj artistët. Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore, qendrore, por edhe vendore siç është teatri i Korçës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla siç janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerash krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike. Ligji aktual për artin dhe kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që përjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës.Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore.”

Por kur gazetarët e kanë pyetur Ministren për reagimin e fortë të Robert Ndrenikës, ajo ka thënë shkurtimisht: “Duhet të flas me të.”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here