Home Aktualitet Aksident tragjik në Durrës, humb jeten 7-vjeçarja

Aksident tragjik në Durrës, humb jeten 7-vjeçarja

0

DURRES- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rrotull, në Ishëm. Teksa po drejtonte automjetin tip “Benz”, 24-vjeçari Rexhep Dama ka përplasur një vajzë të mitur.

7-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.

Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak
Më datë 09.03.2018, në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës shtetasi Rexhep Dama 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.