Aksidenti i Eni Çobanit, mesazhi prekës i Ardit Gjebreas: Zoti të la me ne

0

Pak pas aksidentit qe pesoi avokatja e njohur, Eni Çobani, ka reaguar me nje shenim prekes ne rrjetet sociale, Ardit Gjebrea.

Me anë të një postimi në Instagram, Gjebrea prek me mesazhin e tij, teksa thote se ne kete bote jemi thjesht kalimtare.

Postimi i Gjebreas
“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit! Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.