Home Aktualitet Aktori i madh shkodran pëson infarkt, ndodhet në gjendje të rëndë në...

Aktori i madh shkodran pëson infarkt, ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT

0

Besnik Çinari, aktori shkodran i humorit ka pësuar mbrëmjen e kaluar një infarkt. Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë ndërsa mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mjekët i kanë vendosur një unazë, duke bërë koronaren, ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër.

Panorama shkruan se ai ende ndodhet në zonë rreziku dhe gjendje e aktorit të madh të humorit nuk është stabilizuar.

Prej ditësh Besnik Çinari nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbrëmë ka marrë një goditje në zemër, duke pësuar infarkt.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.