Home Aktualitet Aktori Ndriçim Xhepa sërish në reanimacion, i nënshtrohet një tjetër operacioni

Aktori Ndriçim Xhepa sërish në reanimacion, i nënshtrohet një tjetër operacioni

0

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, djali i së madhes Margarita Xhepa, po kalon sërish ditë të vështira.

Disa muaj më parë u tha se aktori 60-vjeçar vuan nga një sëmundje e rëndë.

Së fundmi ai është shtruar sërish në spital, ku ka kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në një nga spitalet private në kryeqytet.

Për momentin ai ndodhet ende në reanimacion sipas Gsh.al. Kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve të vështira si ky.

Në tetor të vitit të kaluar u tha se ai bëri një ndërhyrje në mushkëri.

Në atë kohë qeveria ka dhënë një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në Gjermani. Ne i urojmë shërim të shpejtë aktorit të madh të skenës shqiptar.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.