Alibeaj i qartë: Nëse Rama shkarkon Metën, Presidenti të shpërndajë Parlamentin

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibaej nga emisioni “Kjo Javë” në Neës 24, duke folur për rolin e Presidentit të vendit dhe përplasjen e fortë me maxhorancën, tha se: “nëse maxhoranca do të përpiqet për të shkarkuar presidentin, ky i fundit duhet të përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe duhet të shpërndajë parlamentin.”

Alibeaj tha gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë sot është ilegjitim në të gjithë konturin e tij.

“Akti i fundit është ky që presidenti kërkoi në mënyrë zyrtare listën e plotë të deputetëve , që sot militojnë brenda kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuat nuk zëvendëson në bllok deputetë. Këta nuk janë njerëz të votuar nga publikun. Mirë a po keq, ishim ne që dolëm përballë publikut. Presidenti mendon që do të duhet të ndërmarrë një akt të fortë ndaj publikut. A kemi sot në një Kuvend që të ketë dalë nga një proces i rregullt, ku shqiptarët të kenë shprehur vullnetin, unë besoj që jo dhe presidenti është shprehur për këtë rast. Në një konkluzion mund të arrijmë, nuk është legjitim në të gjithë konturin e tij.”

I pyetur pse ndërkombëtarët shprehen se Kuvendi është legjitim, Alibej tha:

“Ka ndërkombëtarë të mirëinformuar, që ende nuk janë shprehur, ka që janë të keq informuar dhe të painformuara. Unë di të them faktin” Ne po përjetojmë këto ditë një aksion agresiv nga ana e maxhorancës. I fundit që ka mbetur pa rënë është presidenti. Në këto kushte, nëse është e dukshme se etja dhe uria për të gllabëruar edhe copëzën e Republikës, do të duhet të përgjigjesh me të njëjtën monedhë. Presidenti duhet ti përgjigjet duke ushtruar të gjitha kompetencat. Nëse e shkarkojnë, të shpërndajë Parlamentin.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.