Home Sport Allegri: Nëse nuk më shkarkojnë, do të qëndroj te Juve

Allegri: Nëse nuk më shkarkojnë, do të qëndroj te Juve

0

Massimiliano Allegri i ka shuar zërat për të drejtuar Chelsean dhe Arsenalin.

Tekniku italian ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi dhe se do vazhdonte me shumë dëshirë.

“Nëse nuk më shkarkojnë, atëherë mendoj se do të qëndroj te Juventusi edhe në sezonin e ardhshëm”.

“Nuk është çështje vendimi për të ardhmen, por është se çfarë do të jetë e ardhmja e Juves, pasi posa të përfundosh festimin duhet të ulesh në tavolinë me duar të pastra”.

“Kur do të fillojë sezoni i ri, të gjithë fillojmë nga zero pikë dhe duhet të vazhdojmë të tregojmë se jemi konkurrues”, ka thënë Allegri.

Zonja e Vjetër e siguroi titullin pas barazimit pa gola ndaj Romës.

Ndeshja e fundit sezonale e Juves është kundër Hellas Veronës.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.