Home Kryesore Ambasadori amerikan Lu paralajmëron arrestimin e ish-prokurorit të përgjithshëm, Llalla

Ambasadori amerikan Lu paralajmëron arrestimin e ish-prokurorit të përgjithshëm, Llalla

0

Pas lajmit se Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm është tërhequr nga sistemi gjyqësor, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ambasadori e quan fitore tërheqjen e gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar, por vë në dukje se kjo nuk ka për t’i shpëtuar nga ndjekja penale.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. [Vendimi për t’u tërhequr] nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.” Shkruan Donald Lu në Twitter.

Adriatik Llalla nuk do ta pranojë postin që iu ofrua në gjyqësor, pas mbarimit të mandatit si prokuror i Përgjithshëm. Tërheqja e tij u interpretua në media si një manovër për t’i shpëtuar vetingut.

Në vazhdimësi Donald Lu dhe Adriatik Llalla kanë shkëmbyer një sërë akuzash publike mes njëri tjetrit vitet e kaluara, akuza të cilat ambasadori amertikan nuk i ka harruar ende.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.