Anullimi i 30 qershorit, Bashkia Selenicë: S’do lejohet hyrja e materialeve zgjedhore në KZAZ

0

Bashkia e Selenicës ka vendosur revokimin e listave të zgjedhësve të publikuara dhe afishuara në Qendrat e Votimit. Gjithashtu vendosi të mos lejojë hyrjen e materialeve të procesit zgjedhor në ambientet e Bashkisë.

Vendimi është marrë në zbatim të dekretit të Metës për shfuqizmin e datës së zgjedhjeve. Më 18 maj Bashkia e Selenicës i kërkoi KQZ me anë të një letre lirimin e ambienteve në pronësi të bashkisë që janë të zëna me materialet e procesit zgjedhor.

Kryetari Përparim Shametaj tha në letër se do vërë në zbatim dekretin e presidentit Ilir Meta dhe theksoi se nëse Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Selenicë nuk lirojnë ambientet do ndërhyjë bashkia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.