Home Bota Arrestime në Singapor para takimit Trump – Kim

Arrestime në Singapor para takimit Trump – Kim

0

Policia e Singaporit ka arrestuar dy gazetarë jugkoreanë që janë akuzuar se kanë hyrë pa leje në rezidencën e ambasadorit të Koresë së Veriut pikërisht para takimit Trump-Kim që bëhet pas një jave. Policia tha se ata ishin në rezidencë pasditen e së enjtes.

Lideri koreanoverior Kim Jong-Un do të vijë në Singapor të dielën, tha Reuters duke cituar disa burime. Presidenti amerikan Trump nga ana e tij ka thënë se ai do të shohë mundësinë që ta ftojë z. Kim Jong Un në Shtëpinë e Bardhë nëse takimi do të shkojë mirë.

Kurse Policia e Singaporit tha në Facebook se kishte arrestuar dy jugkoreanë të moshës 42 dhe 45 vjeç që punonin për televizionin jugkorean KBS, pasi ata kishin kryer një shkelje dhe nuk ishin ndër mediat e akredituara në Singapor. Dy jugkoreanë të tjerë janë nën hetim. Rreth tremijë gazetarë priten në Singapor për të transmetuar takimin./SYRI.NET

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here