Arrestimet, Basha: Plan diabolik i Ramës, policët mos i binden

0

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha doli në një deklaratë urgjente në selinë e PD, pas arrestimit të protestueve një ditë më parë në Librazhd, të cilët ugrumbulluan për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama për të shkuar në takimin e radhës elektoral. Basha tha se protestuesit u ndaluan me urdhër politik të kryeministrit ndërsa shtoi se nuk ka më asnjë iluzion, se Rama ka vendosur një pushtet autokratik në vend.

“Policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë e mbështetëse ka arrestuar dy drejtuesit e PD në Librazhd, në Prrenjas e sekretarët, ish-deputetine PD dhe dy mbështetës. Këto veprime janë raprezalje politike ndaj kundërshtarëve politikë që protestojnë ndaj regjimit të Ramës. Vijmë pas ndalimin të 500 protestuesve në protestat e opozitës. Mbi 50 mbështetës e anëtarë të PD mbahen në burgje. Qindra të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë kudo në Shqipëri janë ndaluar, dhunuar e arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ky është bilanc regjimesh represive. Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, parlamenti është shpartalluar, administrata është militantizuar.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.