Home Aktualitet Arrestohet 49-vjeçari, transportonte drogë drejt Greqisë

Arrestohet 49-vjeçari, transportonte drogë drejt Greqisë

0

SARANDE- Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatos Alushllari u kap në Qafë Botë në Sarandë.

Alushllari, lindur në Gramsh dhe banues në Babrru të Tiranës u ndalua në doganë teksa udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ me targë AP125FS. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare, droga u gjet e fshehur në mjet.

Sakaq, policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka të tjerë persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here