Home Sport Arrestohet arbitri belg që gjykoi Skënderbeun dhe Kosovën

Arrestohet arbitri belg që gjykoi Skënderbeun dhe Kosovën

0

Ditën e sotme në kampionatin belg ka filluar një operacion shumë i rëndësishëm për goditjen e një rrjeti i cili ka destabilizuar futbollin në këtë vend.

Sipas Prokurorisë belge, shumë zyrtarë klubesh, gjyqtarë lojtarë apo edhe gazetarë janë të përfshirë në manipulime ndeshjesh dhe veprime të paligjshme në transferimin e lojtarëve.

Në valën e madhe të arrestimeve që janë bërë sot, vlen për t’u theksuar se në pranga ka përfunduar dhe gjyqtari Bert Verntenten.

Arbitri që ka qenë pjesë e këtij skandali, në vitin 2017 ishte në rolin e kryesorit në ndeshjen midis Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut, ndërsa para pak javësh ai arbitroi dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve midis Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Kujtojmë se në këtë operacion skuadra e Kristal Abazajt, Anderlehti dhe Ostende e Sindrit Gurit akuzohen për manipulim ndeshjesh dhe transferimesh të lojtarëve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.