Home Aktualitet Arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, u sekuestruan 70 kg marijuanë (FOTO)

Arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, u sekuestruan 70 kg marijuanë (FOTO)

0

ITALI – Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firence pasi akuzohet për trafik droge.

Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë sinjalizimeve të investigatorëve italianë që informuan se 38 vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Rreth 70 kg marijuanë u sekuestruan në automjetin e tij të tipit Renault. Kjo sasi droge sipas policisë italiane arrinte vlerën prej 350 mijë euro po të shitej në treg.

Lënda narkotike ishte e konfeksionuar në 4 thasë. Ndaj shqiptarit u lëshua urdhëri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.