Home Sport Arsenali humb dhe nuk e ka të sigurt as Europa Leaguen

Arsenali humb dhe nuk e ka të sigurt as Europa Leaguen

0

Newcastle e ka përmbysur rezultatin kundër Arsenalit për të fituar në fund 2-1.

Pas tri fitoreve me radhë, Arsenali i Arsene Wenger është mposhtur në Premierligë. Ishte WBA skuadra që befasoi “Topçinjtë”, duke triumfuar 2-1, teksa ishin duke humbur 0-1.

Alexandre Lacazette shënoi për Arsenalin në minutën e 14’ duke bërë që kjo ndeshje të duket kinse e lehtë, por kështu nuk menduan vendasit, që barazuan menjëherë. Në minutën e 29’ për 1-1 shënoi Ayoze Perez.

Kur u mendua se djelmoshat e Wenger do të bëjnë diçka më shumë në pjesën e dytë, Matt Ritchie shokoi mysafirët duke shënuar për 2-1 në minutën e 68-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 54 pikë, vetëm dy më shumë se Burnley – çka do të thotë se tani duhet të luftojë shumë në ndeshjet e mbetura që të sigurojë edhe Europa Leaguen.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.