Arsyet pse unaza e martesës vendoset në gishtin e katërt

Tradita e unazës së dasmave daton që nga Egjipti i lashtë, pasi arkeologët kanë gjetur prova në hieroglifikë që nuset mbanin unaza. Njerëzit që filluan të mbanin një të tillë besonin se ata kishin një “nerv delikat” i cili rridhte nga gishti i katërt deri në zemër dhe atëherë zemra besohej se ishte qendra e emocioneve.

Grekët e Lashtë dhe Romakët e lashtë gjithashtu mbajtën unaza pasi e besonin një teori të tillë. Ata madje e quanin atë vena e dashurisë. Edhe pse kjo venë dhe nerv nuk ekziston, vendet perëndimore kanë vazhduar atë traditë të lashtë.

Në kulturat e tjera, siç është Danimarka, Polonia dhe Kuba, unazat e dasmave mbahen në të djathtën. Tradicionalisht, gratë ishin të vetmet që mbanin unaza martese. Burrat nuk u bashkuan me këtë gjë deri në Luftën e Dytë Botërore, deri kur donin diçka që t’i kujtonte gratë dhe fëmijët e tyre.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.