Home Politike Audio-përgjimi/ U thirren për të dëshmuar në Prokurori, deputetë e PD-së nuk...

Audio-përgjimi/ U thirren për të dëshmuar në Prokurori, deputetë e PD-së nuk paraqiten

0

Në orën 10:30 të ditës së sotme, në Prokurori ishin thirrur për të dëshmuar deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi, por këta të fundit kanë njoftuar se nuk do të paraqiten për shkak të seancës.

Zyrtarët të PD-së, kanë akuzuar dhe denoncuar me materiale, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. PD pretendon se në audio-përgjimin e saj, dëgjohet Agron Xhafaj duke biseduar me bashkëpunëtorin X, lidhur me çështje të kanabisit.

Po ashtu mësohet se ata i kanë kërkuar prokurorisë një datë dhe një orë tjetër që të zhvillojnë seancën e pyetje përgjigjve dhe të japin dëshminë e tyre.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here