Home Bota Austria drejt mbylljes së 7 xhamive ‘politike’ dhe përzënies së imamëve

Austria drejt mbylljes së 7 xhamive ‘politike’ dhe përzënies së imamëve

0

Austria ka thënë se do të mbyllë 7 xhami dhe do të dëbojë imamët që thuhet se financohet nga shtete të huaja.

Kancelari Sebastian Kurz tha se kjo masë ishte një goditje ndaj islamit ‘politik’.

Disa xhami dyshohet se kanë lidhje me nacionalistët turq. Në prill u shfaqën pamje që tregonin fëmijë me uniformat e ushtrisë turke që evokonin Betejën e Luftës së Parë Botërore në Gallipoli.

Zyra e Presidentit të Turqisë e quajti këtë vendim si “islamofoik, racist dhe diskriminues” Zëdhënësi i presidentit Ibrahim Kalin shkroi në Twitter se e dënonte vendimin.

Qeveria austriake tha se 60 nga 260 imamët në vend ishin nën hetim, 40 prej të cilëve të ATIB, një grupim mysliman pranë qeverisë turke. “Shoqëritë paralele, islami politik dhe tendencat për radikalizimin nuk kanë vend në vendin tonë,” tha kancelari austriak Sebastian Kurz të premten. Shfaqja që evokonte Gallipoli-n u bë në një xhami që thuhet se drejtohet nga një grup ultranacionalist turk në Vjenë dhe që ka degë në disa vende të botës.

Mediat turke njoftuan se fëmijët që interpretonin u hoqën si të vdekur dhe u mbuluan me flamuj turq. Televizioni publik austriak ORF tha se fotografitë e fëmijëve që bënin përshëndetjen e grupit ultranacionalist ishin bërë tek ajo xhami../SYRI.NET

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here