Home Politike ‘Babalja’/ Salianji: Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama

‘Babalja’/ Salianji: Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama

0

TIRANE- Për ofro dy orë e 30 minuta deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audio përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge.

Fill pasi la ambientet e organit të akuzës, Salianji pohoi për gazetaren se ishte pyetur kryesisht për videon e dytë të publikuar, ku shihej Fredi Alizoti që tregonte detaje rreth çështjes në fjalë. Ai me ironi tha se detajet ndoshta mund ti ketë dhënë edhe prokuroria.

“Kryesisht u pyeta për videon e publikuar. Aty se isha thirrur përpara se ta publikja videon. Pyetjet ishin për publikimin e videos së tyre. Sapo të dalë nga dera, mund ti ketë nxjerr. Do viheni në dijeni të plotë për të gjithë rrethanat e kësaj çështje”, tha ai.

Pyetje nga gazetarët:

Me çfarë statusi jeni pyetur sot?

Në datën 9 prokuroria më ka sjellë kërkesë si person nën hetim. Unë sot jam nënë hetim për shkak se kallëzuesi Agron Xhafaj, i dënuar për trafik droge më ka kallëzuar mua dhe gazetarin. Viktima kallëzuese nuk ka ardhur asnjëherë për trafikun, por ka ardhur për kallëzim.

Ju keni publikuar edhe videon 2, ku shfaqet Alizoti. Çfarë detajesh mund të na thuash?

I kam dhënë detajet të gjitha Prokurorisë. Unë jam vënë në dijeni në qershor, por nuk i kam dhënë rëndësi. Kur kam parë që prokuroria e ka pasur ketë si person të besueshëm e kam bërë publike videon. Të gjitha detajet i kam bërë në Prokurori.

Alizoti ka dy versione, ju kujt i besoni?

Unë besoj në zot, Rama beson tek Alizoti.

##
Salianji u paraqit pranë organit të akuzës në orën 09:30, dhe do të merret në pyetje si person në hetim, pasi akuzohet per ‘kallëzim të rremë’.

“Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim”-thuhet nga organi i akuzës.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria caktoi masat e sigurimit “arrest me burg” për dëshmitarin Albert Veliu i njohur si ‘Babalja’, dhe Fredi Alizotin që thuhet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Gjithashtu është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për gazetarin Jetmir Olldashi për ‘kallëzim të rremë’. Ndërkohë Veliu u arrestua dje në Kosovë.

Nuk dihet nëse organi i akuzës do kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin Ervin Salianji, që i hap rrugë më pas caktimit të masës së sigurisë ndaj tij.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.