Bajerni shumë pranë marrëveshjes me talentin shqiptar

0

Stuttgard ka arritur një marrëveshje me Bayern Munchen që këta të fundit të mund të transferojnë talentet e tyre, Leon Dajaku.

Futbollisti shqiptar që aktualisht luan te Stuttgarti nuk dëshiron që të humbë shansin e artë për të veshur fanellën e Bajernit.

Sipas gazetës gjermane ‘Kicker’, Dajaku thuhet se është pajtuar me kushtet personale të kontratës e cila do të firmoset së shpejti.

Dajaku shihet si njëri ndër talentet më premtues në futbollin gjerman, prandaj bavarezët kanë filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e tij.

Derisa të arrijë nivelin e lartë, Dajaku mund të aktivizohet me ekipin e dytë të Bayernit, i cili luan në ligën e tretë gjermane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.