Balla flet për ndryshimet në kodin penal. Ashpërsohen këto ligje

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, ka nënvizuar ndryshimet në kodin penal që pritet të miratohen sot në seancë plenare.

Balla tha se do të ashpërsohet ligji për dhunën për shkak të detyrës, dhe më i ashpër do të jetë për dhunimin e mjekëve dhe punonjësve të policisë.

Po ashtu Balla tha se dënime do të ketë edhe lidhur me qetësinë publike, siguria shëndetësore, sigurisë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.

Ndërkohë Balla u shpreh se amendamenti që sanksionon penalizim për të vajtur në vendet e SHBA dhe BE, do të tërhiqet nga votimi i sotëm.taulant balla

“Sot miratojmë disa ndryshimeve shumë të rëndësishme në kodin penal të republikës së Shqipërisë

Dispozitat përkatëse për dënimin e dhunës ose kanë pasur mangësi ose japin dënime të lehta, me qëllim dënimin e çdo veprimi dhe parandalimin e dhunës, kemi propozuar ashpërsimin e dhunimeve ndaj policëve, mjekëve, arbitrit, sportistëve, funksionarëve publike, por dhe ndaj të zgjedhurve, si rasti i Ralf Gjonit, apo kolegu të Ballit Kombëtarë.

Kushdo që i kryen të mbajë përgjegjësi penale.

Këto 6 muaj ka treguar se beteja me lojërat e fatit nuk është fituar ende sic duhet, sepse duhet dënuar më ashpër.

Në lidhje me rendin dhe qetësinë publike, kërkesë në rritje e qytetarëve, sepse subjektet tejkalojnë normat e lejuara dhe që prishin qetësinë publike.

Nuk shkon dot në një cope bregdet shqiptar, se të vjen një bum bum deri në orën 4 të mëngjesit.

Propozojmë dekrimiminalizimin të rasteve gabimit të mjekut, kur pasojat nuk vijnë si shkak i neglizhencës.

Propozojmë ashpërsimin për mbajtjen e armëve, shpërthyese, për ato që bien në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe që kërkojnë leje paraprake, nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës.

Jemi i vetmi vend që nuk kemi penalizmi të transportimit të mjetëve të fishekzjarrëve në transport publik

Duhet të rishikohet edhe ligjet për mbrojtjen e mjedisit

Adresohen disa ndryshime që lidhen me sigurinë ushqimore, në çështjet që shqetësojnë ata që ne kemi nderin t’i përfaqësojmë, për cilësinë e ushqimeve që u shkojnë shqiptarëve, kjo nuk përfundon këtu por do të jetë një debat i gjerë në muajt e sesionit të ri që fillon në shtator.

Në një shoqëri demokratike dhuna nuk tolerohet, dhe dy duhet të jetë qëndrimi ynë, i këtij parlamenti përballë atyre protestave të dhunshme nga 16 shkurti e më pas.

Ne e kemi bërë të qartë që opozita ka të drejtë të protestojë, por me këto ndryshime në kod penal, sa herë të vandalizohet apo goditen qytetarë apo të policisë, ka pasur dhe do të vazhdojë edhe me të ashpra të ketë pasoja ligjore

Skam dyshim se Meta do na i kthejë për ti rivotuar, skam asnjë dyshim

Ilir Meta nuk ka më sy e veshë për të parë dhe dëgjuar se cfarë halli kanë shqiptarët, por vetëm se çfarë do Monika, Luli dhe Saliu. I kthen Meta edhe këto ndryshime, aq na bën, sepse me të filluar shatori këtu do jemi përsëri do duhet ti votojmë

Akoma dhe më të rënda do jenë këto masa ndaj dhunës ndaj cdo mjeku e polici. Dënim nga gjoba deri 3 vjet burg per goditjen për shkak të dëtyres.

Kemi parë plot halabakë që dikur kanë mbajtur edhe mandat që i ngërdhesheshin me pa të drejtë policit në detyrë.

Në respekt edhe me deputetët e opzoitës, kemi menduar që amendamenti që sanksionon penalizim për të vajtur në vendet e SHBA dhe BE të mos diskutohet sot. Se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit të thërrasin mendjen. Ky do të tërhiqet, kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politike, sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë e bëjnë politikanë të dështuar, e për ata politikanë të dështuar ne kemi ligjin për dekriminalizimin.”, tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.