“Bamirësia nuk ka nevoje për kameramanë e fotografë nga pas”

0

Në ditët e sotme është mjaft e zakontë në mesin e “bamirësve”, që të reklamojnë veprat e tyre në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë, gazetari Mentor Kikia ka publikuar një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se “bamirësia nuk ka nëvojë për kameramanë e fotografë nga pas”.

Në shkrimin e tij Kikia thotë se e gjtiha kjo duket si një show me mjerimin e tjetrit, një përpjekje e shëmtuar për të fituar “like-t” e të tjerëve e për tu shndërruar në person publik.

Postimi i plotë:

Bamirësia nuk ka nevoje për kameramanë e fotografë nga pas

Gjëja që nuk më ka pëlqyer këto vitet e fundit është mediatizimi në ekstrem i bamirësisë. Prodhimi i reportazheve televizivë dhe publikimi i trastave me miell që fondacione të ndryshme u dërgojnë të varfërve nëpër fshatra. Skuadrat e “vullnetarëve”, që rreshtohen të gjithë me nga një qese në dorë duke ua dhuruar të uriturve, e që pastaj dalin fotografi duke mbajtur në prehër fëmijët e drobitur nga jeta e vështirë.
Mjerimi i ka vënë për poshtë dhe janë gati tu puthin duart çdo kujt që u çon kafshatën e bukës. Por askujt nuk i lejohet që për hir të kësaj gjendje, tu marrë atyre edhe erzin, e ti nxjerre nëpër ekrane duke u dhuruar një trastë me ushqime, apo një rreckë për të mbuluar shpatullat.
Më shumë se bamirësi, kjo duket si një show me mjerimin e tjetrit, një përpjekje e shëmtuar për të fituar “like-t” e të tjerëve e për tu shndërruar në person publik.
Jo, bamirësia e vërtetë nuk ka nevojë për kameramanë, reportazhe, foto dhe dekorata studiosh televizive për heroizimat e mëdha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.