Banorët të “këputur” nga hallet, Rama premton pallat sporti madhështor në qytetin e varfër të Rrëshenit

0

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Rrëshen pasditen e sotme për të zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Plalformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Ai ka folur për ekonominë e qytetit, ndërkohë që qyteti është gati në gjendje të rrënuar nga ekonomia. Ai është shprehur se ka ardhur momenti që agroturizmi të kthehet si industri fitimprurëse ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera.

Kryeministri Rama ka premtuar ndërtimin e një pallati sporti madhështor në qytetin e Rrëshenit. Kryeministri ka thënë se ka një plan për projektin e tij.
Edhe pse qyteti i Rrëshenit është një ndër zonat më të varfra në Shqipëri, kryeministri bën premtime që këtyre banorëve nuk u hyjnë shumë në punë për realitetin që ata jetojnë.

E ndërkohë që shumë banorë i prezantuan kryeministrit hallet e tyre, Rama e ka kthyer bisedën në humor e ironi, duke iu kërkuar banorëve të mbledhur në takim të ulej njëri e të ngrihej tjetri. Shumicës prej tyre që mbajtën fjalën para kryeministrit, ky i fundit nuk i la të shpreheshin deri në fund.

Deklarata e Ramës:

 Kemi si plan ndërtimin e pallatit të sportit. Projekti është shumë i bukur. Rubiku nga ana tjetër është një pikë shumë e bukur, por tani ka ardhur koha për të bërë investim edhe aty, sepse ka shumë potencial për të patur një industri turistike. Për ta kthyer atë  në një pellg turistik.
Ne e kemi patur idenë që turizmi gjithmonë është deti, por nuk është kështu. Vetëm në zonën e Katundit të Vjetër janë regjistruar 70 mijë vizitorë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.