Home Sport Barcelona në zi, vdes njeriu i rëndësishëm

Barcelona në zi, vdes njeriu i rëndësishëm

0

Barcelona është në zi pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit të saj, Josep Lluis Nunez, në moshën 87-vjeçare.

Për 22 vjet, Nunez udhëhoqi klubin katalonas dhe epoka e tij u shënua me sukses të madh sportiv në të gjitha frontet, përfshirë suksesin e jashtëzakonshëm evropian të Johan Cruffit me ekipin e tij të ëndrrave.

Stili inovativ i menaxhimit i Nunezit ishte dicka e re dhe ndryshe në futbollin spanjoll dhe sipas shumë njerëzve ai e transformoi Barcelonën plotësisht në një klub modern të futbollit.

Nën udhëheqjen e tij stadiumi “Camp Nou” u zgjerua dy herë, akademia La Masia shtoi edhe konvikt për lojtarët, si dhe u krijuan Mini Estadi dhe muzeu i Barcelonës.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.