Barcelona shfaq interes për lojtarin e Manchester United

0

Matthijs de Ligti, ishte dëshira e klubit të barcelonës, por tashmë pothuajse mbrojtësi holandez është zyrtarizuar tek Juventus.

Dhe tashmë skuadra “katalanase” është hedhur në sulm dhe po kërkon të marrë lojtarin e Manchester United.

E përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo”, raporton se kampionët e spanjës janë të interesuar për qendërmbrojtësin e “Djajve të Kuq”, Victor Lindelof.

Barcelona është e gatshme t’i filloj negociatat me Manchester United që këtë javë, për të arritur sa më shpejt të marrë shërbimet e suedezit. Megjithatë, ‘blaugranët’ nuk do ta kenë të lehtë ta bindë trajnerin Solskjaer, gjithashtu dhe drejtuesit e klubit të Manchesterit ta shesin Lindelofin. Pasi tashmë lojtari ka fituar besimin e ekpit, dhe ata nuk do ta lëshojnë kollaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.