Bardhi: Sandër Lleshaj një mbetje e komunizmit

0

Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për mediat sapo ka dalë nga Prokuroria, ku ka dëshmuar për dhunën që Policia ka ushtruar mbi protestuesit.

Ai theksoi se sot janë 40 protestues që mbahen të arrestuar, në kohë kur ndaj tyre nuk ka asnjë provë filmike se kanë ushtruar dhunë gjatë protestës. Nga ana tjetër, meqënëse Prokuroria nuk nisi asnjë hetim për sulmin që bëri policia mbi protestuesit, qe detyrë e PD-së për ta bërë këtë.

Bardhi akuzoi Prokurorinë se po bëhet shtojcë e qeverisë dhe në veçanti Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, si mbetje e kohës së komunizmit.

“Isha sot në Prokurori për të dhënë sqarime lidhur me padinë e ngritur nga PD ndaj akteve të dhunës të Policisë mbi protestuesit. Drejtuesit e Policisë me urdhër politik kanë sulmuar protetsuesit.

Prokuroria ka pasur detyrimin që bazuar nga denoncimet në media, të niste hetimin, por nuk ndodhi ndaj detyroi PD-në që të bëjë denoncimin me shkrim.

I bëra thirrje Prokurorisë të ngrihet në lartësinë e detyrë së vet dhe të kujtojë se nuk është më në vartësinë e Ministrisë së Brendshme.

Sot ka 40 qytetarë në burg pa asnjë provë, pa asnjë filmim a provë që të thotë se kanë ushtruar dhunë.

E keni dëgjuar besoj se Ministri i Brendshëm e konsideroi protestën ngjarje të jashtëzakonshme kriminale, kurse vjedhjen në aeroport, si incident. Sipas qeverisë, qytetarit duhet të tentohet t’i shtypet koka.

Apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët: Nuk kanë për të kaluar vetingun duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Fundi i atyre që i i shërbejnë në mënyrë kriminale qeverisë, do të jetë njesoj si fundi i kësaj qeverie.

Ministri i Brendshëm është një mbetje e kohës së komunizmit që e quan protestën si puç protestues. Ai është një mbetje e komunizimit, kohë që ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk do të ketë asnjë që të trembë qytetarët të protestojnë, e drejta e tyre është fituar 28 vite më parë. Vetëm për një mbetje të komunizimit si Sandër Lleshaj, protesta është puç kushtetuese.

Verifikoni se kur kanë hyrë aktorët policë në spitalin e Traumës. Vërtetohet se ata kanë hyrë dhe kanë dalë bashkë me ministrin, si të dhunuar.

Por, protesta ka qënë akt paqesor.”

LIVE

LIVE – Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi, deklaratë për mediat.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 15. April 2019

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.