Basha flet për grusht shteti: T’i japim fund më 16 shkurt

0

Me thirrje dhe brohoritma është pritur i pari i demokratëve në Mirditë, aty ku si në rrethe të tjera i ftoi në protestën e 16 shkurtit, në Tiranë.

Përpara mirditorëve Basha bëri thirrje për të rrëzuar qeverinë, e cila sipas tij është marrë peng nga kriminelët. Janë kriminelët tha ai që kanë marrë në dorë fatin e shqiptarëve, prandaj të gjithë bashkë të bashkuar, ata duhet t’i japin fund “grushtit të shtetit” siç tha ai.

“Zgjedhjet janë asgjësuar, një gjë nuk e ka kuptuar Edi Rama. Kujtojani në 16 shkurt se zot i vendit, pronar i institucioneve nuk mund të jetë kurrë një njeri. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët. Ndaj ju ftoj qytetarë dhe qytetare, të gjithë së bashku më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët që e kanë marrë shtetin dhe institucionet peng”,- tha Basha.

Sipas Bashës edhe në vendin më të korruptuar të botës, kryebashkiaku Dako dhe ish-ministri Gjiknuri duhet të ishin pas hekurave.

“Ata e lidhën fatin me kriminelët, kush e lidh fatin me kriminelët, i vjedh i mashtron qytetarët. Ju e keni provuar këtë në kurrizin tuaj. Ju i dini skandalet e kësaj qeverie. Gjushi do ishte prapa hekurave në vendet ku funksionon drejtësia. Edi Rama i mbron ata që kanë bërë masakër me vjedhjen e votave. I mbron se pas kësaj skeme është vetë Edi Rama. Edhe qeveria më e korruptuar në vend do e kishe futur në burg ministrin e tenderit tek Unaza e Re, por Rama e mbron se prapa kësaj qëndron shefi i qeverisë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.