Basha: ‘Jemi në grusht shteti, përballje popullore kundër tiranisë’

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat mënjëherë pas mbledhjes së Kryesisë që caktoi datën 25 maj si datën e protestës së radhës, u shpreh se jemi në kushtet e një grushti shteti, ndërsa tha se në Mbledhjen e Kryesisë së PD u vendos që të ketë përballje popullore kundër tiranisë së krimit në pushtet.

Basha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke thënë se në lista janë vendosur vrasës dhe përdhunues ose që kanë lidhje me elementë kriminalë.

“Gjatë ditës së sotme, PD ka shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot Shqipëria ka kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës, i cili ka frikë nga zbardhja e dosjeve ku janë përfshirë kryeministri dhe banditët e Rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë.”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.