Home Politike Basha mbështet protestën tek Unaza e Re: Jam i tronditur

Basha mbështet protestën tek Unaza e Re: Jam i tronditur

0

Lulzim Basha u shpreh për mediat pas takimit me banorët e Unazës së Re që do tu prishen shtëpitë, se ndaj tyre po ushtrohet terror psikologjik.

Sipas kreut të opozitës, banorët nuk janë lajmëruar për shembjen.

Sipas Bashës, Edi Rama dhe Erion Veliaj duan të pastrojnë paratë e drogës me paratë shumëkatëshe.

“Te jeni të sigurtë se ajo që kam dëgjuar brenda është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe: nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një njoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera.

Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë, të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik. Ikni se do t’u shembim shtëpitë!

Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet.

Pse? Se Rama dhe Veliajn kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë.” – u shpreh Basha.

Sipas kryedemokratit, Rama dhe Veliaj duan t’i largojnë njerëzit pa i dëmshpërblyer dhe duan të pasurojnë një grusht oligarkësh.

Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht loligarkësh. E kam paralajëmruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar. Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësja të keqeje që po ndodh këtu!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.