Home Politike Basha në Berlin, ironizon Balla: Shpresoj që të mos lobosh kundër hapjes...

Basha në Berlin, ironizon Balla: Shpresoj që të mos lobosh kundër hapjes së negociatave

0

Në pritje të dhënies zyrtarisht të rekomandimit për hapjen e negociatave, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje Lulzim Bashën që të mos bllokojë këtë proces.

Lideri i PD ndodhet në një vizitë në Gjermani, ndërsa Balla i bëri thirrje që të mos lobojë kundër hapjes së negociatave.

“Sjellja e patolerueshme e PD ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave. Shpresoj që Basha të mos investohet me nje lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin. Si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin”  deklaron Balla.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.