Basha në Sllovenia: KE të monitorojë reformat në Sundimin e Ligjit në Shqipëri

0

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha i pranishëm sot në Lubjanë të Sllovanisë, i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin kërkoi që BE të të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri, një nismë e cila është ndërmarrë tashmë për Bosnje Hercegovinën.

Basha e vuri theksin tek raporti Priebe, i cili thotë ai, ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, ka thënë Basha në fjalën e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.