Home Politike Braçe – Baton Haxhiut: Ky tipi, dhe okigarkët e tij bëjnë para...

Braçe – Baton Haxhiut: Ky tipi, dhe okigarkët e tij bëjnë para me miell serb

0

Për herë të parë, ndër betejat që i nis personalisht dhe për arsye të errëta për të cilat nuk jep llogari kurrkund, në këtë për Gent Cakajn minstër i Jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama ka ngelur vetëm. Askush nga politikanët e lartë të Partisë Socialiste ndryshe si ka ndodhur më herët me Fatmir Xhafajn apo Sandër Lleshin, nuk i ka dalë në mbrojtje publikisht Edi Ramës. Edhe ata analistë dhe media që janë të deklaruar në shërbim të tij këtë herë janë treguar të kujdesshëm; ose nuk janë shprehur fare, ose nuk kanë përkrahur zgjedhjen e dyshimtë të Ramës; ose kanë shkruar artikuj apo lëshuar deklarata, “as mish as peshk”.

I vetmi “tip” media që ka rrëmbyer shpatën dhe i ka vënë gjoksin Gent Cakajt dhe vendimit të kryeministrit Rama është Baton Haxhiu, i cili çuditërisht ndryshe nga Kosova prej nga vjen këtu në Tiranë ka gjetur një oaz të vërtet mediatik për të shpalosur idetë e tija përçarëse dhe madje deri anti-shqiptare.

Por në këto ditë të nxehta politike surprizë ka qenë qëndrimi i Erion Braçes i sapo zgjedhur Zv.Kryeministër në qevrinë Rama. Braçe në një koment në Facebook zbulon një të vërtetë të madhe për Baton Haxhiun; punon dhe ka interesa me oligarkët serb të miellit.

“Ky tipi ta haje vetë atë miell apo atë bukë me atë miell. Ne hamë miell që se ha kush në Europë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell më të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli më të varfër se kaq? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çfarë lidhje ka?”, komenton Braçe.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.