Home Sport Buffon pendohet për fjalët ndaj gjyqtarit Oliver

Buffon pendohet për fjalët ndaj gjyqtarit Oliver

0

Gianluiggi Buffon është paraqitur sot në një konferencë për shtyp ku lajmëroi se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit me Juventusin, më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë me të ardhmen.

Gazetarët e pyetën Buffoni-n edhe për episodin e famshëm në çerekfinalen e dytë kundër Realit, ku gjyqtari Oliver akordoi një penallti në fund të ndeshjes që i dha mundësinë Realit të kalonte në gjysmëfinalen e “Championsit”.

Për këtë episod UEFA ka nisur edhe një hetim ndaj Buffon-it, i cili përveçse protestave nuk u kursye as me fjalët për gjyqtarin ku spikatën fjalët se ‘ai ka kosh plehrash në vend të zemrës’.

Lidhur me dënimin e mundshëm 40-vjeçari deklaroi: “Do të ishte e drejtë. Unë nuk jam sjellë keq në fushë, më kanë përjashtuar me karton të kuq dhe ende nuk e kam kuptuar pse. Shtypi duhet, gjithashtu, ta kërkojë këtë përgjigje.

Nga ana tjetër, ajo që thashë jashtë fushe është e qartë se ishte shumë dhe më vjen shumë keq. Në 23 vitet e mia në Champions nuk u përjashtova, apo u sanksionova asnjëherë. Gjithmonë isha i sjellshëm dhe i saktë. Ishte një situatë e veçantë, Buffon i asaj nate nuk mund të thoshte diçka ndryshe.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.