Home Kryesore Ceremonia mortore e ekstremistit grek, Ngjela: Turpi grek i Bularatit

Ceremonia mortore e ekstremistit grek, Ngjela: Turpi grek i Bularatit

0

Ekstremisti grek Konstantinos Kacifa u varros këtë të enjte në Bularat të Gjirokatrës, në një ceremoni ku mbizotëruan thirrjet raciste dhe flamujt e shtetit fqinj. Ndaj varrimit që iu bë ushtarit, ka reaguar Spartak Ngjela. Ai e ka cilësuar ceremoninë mortore të Kacifa-sit si turpin grek.

Avokati Spartak Ngjela e konsideron varrimin e ektremist minoritar grek Konstantinos Kacifa si turpin grek të Bularatit. Në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, Ngjela shkruan se Kacifa u varros këtë të enjte njësoj sikurse varrosen të vrarët e mafies apo terrorizmit ndërkombëtar.

“Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk dinë përse kanë ardhur në Shqipëri”, shkruan ai.

Ngjela shprehet më tej se ceremonia mortore në Bularat përkthehet si një provokim ndaj shqiptarëve, dhe se “të çmendurit” tashmë po kërkojnë antihistorinë. Sipas avokatit, grekëve “jerm” nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që i kanë gënjyer në 150 vjet për historinë e tyre false.

Ngjela shkruan në “Facebook” se pavarësisht përpjekjeve të “neoandartëve grekë”, Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit.

Turpi grek i Bularatit

Varroset me ceremonial një terrorist. Njëlloj si të vrarët e Mafies apo terrorizmit ndërkombëtar. Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri. Janë për të qarë hallianë. Shteti grek në krizë që vjen dhe provokon shqiptarët në Shqipëri. Por kanë fushë veprimi nga një kryeministër pa asnjë vlerë kombëtare, që me naivitet, njëlloj si Saliu, të dy bashkë menduan se mund të destabilizonin Shqipërinë me ca lapaculë anadollakë të ardhur nga Greqia.

Asgjë nuk mund t’i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz pa asnjë vlerë, që vinë këtu për të fyer shqiptarët. I patë? Të çmendurit që kërkojnë antihistorinë. Asgjë nuk iu bëjnë dot shqiptarëve, sepse gjithçka po shkon drejt bashkimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Ky turp i sotëm, do të jetë sigurisht fakt dobibrurës në ecurinë drejt rikthimit të personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Janë të humbur historikë këta grekë që bërtasin sot në jerm në Shqipëri… por këtu nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që në 150 vjet i kanë gënjyer për historinë e tyre të falsifikuar.

Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit gjithëshqiptar, duan apo nuk duan neoandartët qesharakë grekë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.