Home Bota Çështja e emrit Maqedoni-Greqi, Dimitrov: Do negociojmë

Çështja e emrit Maqedoni-Greqi, Dimitrov: Do negociojmë

0

SHKUP- Maqedonia dhe Greqia kanë rënë dakord që të formojnë grupe të punës të cilat do të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe e Greqisë. Obligim i këtyre grupeve punues është që të zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e problemit 25-vjeçar të emrit të Maqedonisë, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Dimitrov pret që takimi i parë i grupeve të reja të punës të mbahet në shkurt ku edhe do të diskutohet për zgjidhjet e mundshme të problemit me emrin.

“U ndamë të bindur se ka vullnet nga të dyja anët që të shkohet përpara”, tha Dimitrov.

Ditën e djeshme ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se çështja e identitetit krijon pasiguri.

Dimitrov tha se është e qartë se identiteti është shumë i rëndësishëm për palën maqedonase dhe duhet të gjendet mënyrë që të binden grekët se ekziston ndarje e qartë e Maqedonisë nga Greqia e Veriut.

Nga ana tjerë, gazeta greke “Kathimerini”, siç e quan ajo “çështjen maqedonase” e presin manovrime të shumta dhe se sinjalet nuk janë të mira.

“Është e dukshme se përpjekjet për zgjidhjen e “çështjes maqedonase” do të kërkojnë manovrim, si në shtëpi po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Duke e pasur parasysh vijat e kuqe, retorikën emocionale dhe konfrontuese me të cilën karakterizohet debati politik, sinjalet nuk janë të mira”, shkruan “Kathimerini”.

Ndërkaq, vazhdon klima pozitive edhe në Maqedoni edhe në Greqi lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin dhe raundin e dytë të negociatave pas ripërtëritjes së tyre, i cili është caktuar për më 17 janar në Nju-Jork.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here