Home Aktualitet Çështja “Xhafaj” PD i numëron akuzat Prokurorisë: Nuk hetove….

Çështja “Xhafaj” PD i numëron akuzat Prokurorisë: Nuk hetove….

0

Përmes një deklarate për mediat nga selia e PD, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të Prokurorisë për çështjen e audio përgjimit e njohur si ‘Babale’, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.

“Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama përmes veglave në prokurori nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët. Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë? Çfarë është bërë me personat trafikantë që shfaqen ne materialin gazetarit? Rama ka instaluar një shtet privat mafioz. Prokuroria përdoret nga Rama si zyrë e propagandës për manipulimin publik”- tha Alibeaj.

Deputeti i PD u shpreh ndër të tjera se krimi ka kapur edhe Prokurorinë dhe Shqipëria është shndërruar në diktaturë mafioze.

“Krimi tashmë ka kapur edhe Prokurorinë. Prokuroria e krimeve të Rënda është kthyer në një celulë kriminale. Përdorimi politik i drejtësisë nga Edi Rama është paralajmëruar nga PD që ditën kur në mënyrën e njëanshme u emërua një kryeprokurore vegël e tij. Rama mbron kriminelët me të cilët bashkëqeveris. Shqipëria është shndërruar në diktaturë mafioze”- tha Alibeaj.

Më tej Gazmend Bardhi shtoi: “Verifikimi i qelizave telefonike të tre personave për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e caktuar kanë qenë në një vend të përbashkët i është kërkuar Fatmir Xhafajt. Pra ministri ka hetuar për vëllain e tij Agron Xhafaj. Edhe komunikimet telefonike mes tyre i janë dërguar Fatmir Xhafës nga prokurorët, i njëjti dokument i datës 7 qershor 2018. Nuk ka pasur veprime nga prokurorët por nga polica e Shtetit. Këta të fundit kanë vërtetuar edhe sa herë kanë komunikuar dhe kur kanë komunikuar personat e sipërpërmendur. Po ashtu edhe monstrat e zërit që do të përcaktonin nëse zëri i Agron Xhafajt përputhej me atë të personit të shfaqur në video-përgjim u morën nga një ekspert, vartës i Fatmir Xhafës. Prandaj edhe laboratori ka konstatuar se zëri i shfaqur në audio-përgjim është i dobët dhe nuk përcakton dot nëse ishte apo jo përfundimisht zëri i Agron Xhafës”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.