Chelsea i Lampard është i pandalshëm, mund Crystal Palace dhe merr vendin e dytë (VIDEO)

Chelsea vijon rrugëtimin perfekt në Premier League, duke mundur çdo kundërshtar të mundshëm. Viktima e radhës e Bluve të Londrës ishte Crystal Palace, që u dorëzua në shifrat 0-2.

 

Skuadra e Lampard hasi jo pak vështirësi në duelin e luajtur në “Stamford Bridge”. Goleadori i skuadrës Tammy Abraham zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me një aksion të mbyllur më së miri prej tij në zonë.

11 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Pulisic është në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë pas një goditje të Batshuayi që do të devijohej nga mbrojtja mike. Chelsea me këtë fitore ngjitet në vendin e dyte me 26 pikë, 5 më pak se Liverpooli kryesues. /R.Lika-Koha Jone/

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.