Home Editorial Cilat janë partitë që nuk e duan Shqipërinë në BE

Cilat janë partitë që nuk e duan Shqipërinë në BE

0

Shpesh herë kryeministri Edi Rama e ka justifikuar ngecjen në klasë të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së me problemet e vetë vendeve që përbëjnë unionin dhe me erërat anti zgjerim që fryjnë në kontinentin tonë.

Në fakt, nga një këndvështrim ai ka të drejtë. Koha nuk është më e një ëmndrre europiane që mbylli një sy ër të pranuar vende me problem si tonat në rastin e Bullgarisë apo Rumanisë. Nga njëra anë ardhja në pushtet e predikuesve të demokracive iliberale si Viktor Orbani në Hungari apo Kazinski në Poloni i ka shtuar frikërat e zgjerimit.

Po ashtu trysnia mbi partitë tradicionale është rritur si rrezultat i peshës që zënë në parlamentet e vendeve të tyre partitë ekstremiste dhe ksenofobe që po vijnë duke u forcuar gjithnjë e më shumë që pas krizës së vitit 2008.

Po cilat janë ato dhe dhe cila është pasha e tyre në vendet përkatëse? Lapsi.al ka bërë një shqyrtim të hartës së kontinentit të vjetër për të njohur ata që janë “armiqtë” tanë për shkak se janë kundërshtarë të zgjerimit të BE-së shpesh herë duke qenë për prishjen e saj, shpesh duke qenë anti emigrantë, anti muslimanë dhe anti zgjerim.

AfD Alternativa për Gjermaninë e drejtuar nga Alexander Gauland dhe Alice Weidel

Image result for Alice Weidel et Alexander Gauland francaise

Ajo ishte surpriza e zgjedhjeve të fundit gjermani ku morri 94 karrige nga 709 që numëron parlamenti gjerman. Ajo lindi në vitin 2013 si një formacion i iniciuar nga intelektuale dhe profesorë konservatorë që pretendonin se CDU e Merkelit i kishte braktisur vlerat familjare dhe kristiane. Megjithëse nuk pranon të quhet një parti anti Europine ajo është shprehur hapur për prishjen e zonës euro.

Fonti Nacional, Francë, Marine Le Pen

Image result for marine le pen

Marinë le Pen, që e trashëgoi partinë nga i ati Zhan Mari le Pen arriti një rrezultat historik prej 34% në zgjedhjet peresidenciale në Francë ku doli në turn të dytë përballë presidentit actual, Emanuel Macron, dhe duke u renditur përpara partive tredicionale si të djathtët UMP dhe socialistët. Një një sistem elektoral francez të hartuar nkas për të penguar zgjerimin e saj ajo ka 6 deputetë dhe një senator, ndërsa në parlamentin europian 17 të zgjedhur.

Mateo Salvini, Liga e veriut Itali

Liga e veriut arriti një rezultat të mirë në zgjedhjet e fundit në Itali e futur në një koalicion së bashku me partinë e Silvio Berluskonit. E përfshirë këto momente në diskutimet për formimin e qeverisë së re në Romë, kreu i saj është i njohur për qëndrime të ashpra si ai që në trenat milanezë të ndahen veçmas milanezët dhe ekstrakomunitarët. Ai nuk pushon kurrë së provokuari dhe zakonisht pre e këtyre provokacioneve janë emigratët.

PVV, Geert Wilders, Hollade

Në pranverën e vitit 2017 populisti hollandez Geert Wilders nuk arriti për pak të fitonte në zgjedhjet legjistlative në të cilat ai ishte favorite kryesor i sondazheve. Ndryshe nga shumë konservatorë të tjerë Geert Wilders është progresist në raport me gratë dhe homoseksualët, por ai shquhet për propozimet e tij gatë të dhunshme kundër islamit. Gjatë fushatës ai pati premtuar ndalimin e kuranit dhe ndërtimin e xhamive në Hollandë. Ai është një nga shtyllat e grupit të ekstremit të djathtë në parlamentin europian.

Harald Vilimsky, FPÖ, Austri

Partia e tij FPÖ është forca që ka arritur suksesin më të madh nga simotrat e ektremit të djathtë në Europë. Që prej tetorit të shkuar ajo qështë pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Sebastian Kurz dhe ka në dispozicion portofole si ai i zv kancelarit dhe ai i ministrit të mbrojtjes. Sekretari i përgjithshëm i partisë eurodeputeti Harald Vilimsky duhet të përballet me historinë e saj që buron nga neonazistët. Fillimisht ata kanë qenë për mosekzistencën e shtetit austriak dhe tejet antisemitë.

/Lapsi.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here