De Ligt është lojtar i gjigantit spanjoll, mungon vetëm zyrtarizimi

0

Barcelona është pothuajse pranë zyrtarizimit të Matthijs de Ligt nga Ajax, pavarësisht interesit të madh nga klubet e Premier Ligës raportojnë mediat angleze.

Barca njoftoi ditë më parë nënshkrimin me mesfushorin Frenkie de Jong, por rrugën e tij pritet ta ndjek edhe bashkëkombësi i tij.

Megjithëse garës së nxehtë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez, duket se vetëm ekipi ktalanas ia ka arritur qëllimit.

Sky Sports shkruan se 19-vjeçari do të transferohet te Barcelona në verë, ku në ditët e ardhshme pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.

‘Blaugranasit’ kërkojnë me çdo kusht rikthimin e triumfit të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, prandaj shpenzimet janë të pandalshme.

Blerja e de Jong dhe shumë shpejt ajo e de Ligt do ta konfirmonin Barcën si pretendentin kryesor për sezonin e ardhshëm në të gjitha frontet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.