Home Sociale Debati për Teatrin/ Gazetari, Veliajt: More shembullin e gabuar, ja si ndërtohen...

Debati për Teatrin/ Gazetari, Veliajt: More shembullin e gabuar, ja si ndërtohen teatrot në Norvegji

0

Gazetari Telnis Skuqi, i cili sot jeton jashtë Shqipërisë, për shkak të kërcënimeve që ju bën pak vite më parë pasi denoncoi trafiqet e drogës në Shqipëri, ka replikuar në distancë me kryebashkiakun Erion veliaj për teatrin.

Gjatë dëgjesës publike, kryebashkiaku i Tiranës, mori si shembull teatrin e Kristiansandit, që ndodhet në Norvegji.

Duke marrë shkas nga ky krahasim, gazetari Skuqi i ka kujtuar Veliajt, se ky tetarët po ndërtohet nga buxheti i shtetit në Norvegji, dhe jo nga PPP-të.

Ja postimi i Skuqit:

Vërtetë Lali Eri morri si referencë vlerën teatrin e Kristiansandit, një qytet i bukur bregdetar, ose siç e quajnë ndryshe “Parisi”, rreth 320 km larg Oslos, por harron një fakt, që teatri që është parashikuar të ndertohet dhe të përfundoj në vitin 2025, nuk ngushtohet po trefishohet nga ajo ekzistuesja, madje pushton edhe detin.

Vërtetë vlera reale e projektit fillestar është 170 milionë euro, rreth 2000 euro për çdo banorë, por teatri do të jetë multifuksionale, ku në hapësirën e saj është parashikuar të ndërtohet një bibliotekë dy herë më të madhe se Biblioteka Kombëtare Shqiptare, 140 dhoma për artistët, 3 galeri arte, 6 salla për organizimin e konferencave, si dhe një lulishte gjerë e gjatë.

Vërtetë vlera reale e projektit fillestar është 170 milionë euro dhe projekti është parashikuar për financohet totalisht nga buxheti i shtetit, por kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka harruar një fakt: 170 milionë euro për buxhetin e Norvegjisë kushton sa një shami hundësh, me pak fjalë, shuma “cënon” 1% e buxhetit total të vitit 2018.

Vërtetë vlera reale e projektit fillestar është 170 milionë euro dhe projekti është parashikuar për financohet totalisht nga buxheti i shtetit, por teatri ende nuk ka marrë formën e prerë, sepse të parët dëgjohen artistët, pastaj arkitektët dhe në fund vendos referendumi.

Në Shqipëri ndodh e kundërta.

Teatrin zvogëlohet si truall, sipërfaqen e tepërt ia japim “fushave” dhe “kodrave” me PPP-rat, ndërsa artistët zbuthen dhe nuk dëgjohen fare, por fare aman.

Për ta mbyllur këtë histori, dua ta informoj kryebashkiakun e Tiranës, se paga minimale në Norvegji është 3000 euro, pa llogaritur 36% taksa që mbahen çdo muaj automatikisht.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.