Home Rajon Deputetja ruse në Beograd: Krimeja është Rusi e Kosova është Serbi

Deputetja ruse në Beograd: Krimeja është Rusi e Kosova është Serbi

0

Zëvendëskryetarja e Këshillit për Siguri dhe Luftë kundër Korrupsionit në Dumën shtetërore ruse, Natalia Poklonskaja po qëndron në Beograd.

Ajo sot në Kuvendin e Serbisë është takuar me anëtarët e Këshillit për diasporë e në Serbi është ftuar nga lideri i Dverit Boshko Obradoviq i cili në javën e shkuar ka qëndruar në Krime, transmeton Koha.net.

Serbia është vendi i parë që Natalia Poklonskaja e ka vizituar qëkur është bërë deputete e Dumës marrë para sysh se është nën sanksione të BE-së dhe në listën e zezë të SHBA-së.

Ajo është emëruar prokurore shtetërore në Krime ndërsa në Ukrainë akuzohet për aktivitete kundër kushtetuese të këtij vendi

Praninë e saj në Kuvendin e Serbisë, siç përcjell N1, ajo e ka shfrytëzuar për ta akuzuar Ukrainën për krime lufte dhe ka thënë se Krimeja është Rusi, e Kosova Serbi

Deputetët e shumicës serbe që janë takuar me të mendojnë se ky hap nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Ukrainën dhe as në rrugën e Serbisë për në BE.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.